Saturday, April 20, 2024

Koreja e Veriut refuzon ofertën e Jugut për ndihmë

Koreja e Veriut ka refuzuar ofertën e Koresë së Jugut për mbështetje ekonomike në këmbim të denuklearizimit.

Kim Yo Jong, një zyrtare e lartë dhe motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kritikoi ofertën e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol për të përmirësuar ekonominë e Koresë së Veriut dhe jetesën e popullit të saj, shkruan CNN.

Yoon fillimisht propozoi atë që ai e quajti një “plan të guximshëm” për të shkëmbyer bashkëpunimin ekonomik, për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Por Kim Yo Jong e hodhi poshtë propozimin dhe sulmoi personalisht Presidentin e Koresë së Jugut.

“Të mendosh se plani për të shkëmbyer ‘bashkëpunimin ekonomik’ për nderin tonë, armët bërthamore, është ëndrra, shpresa dhe plani i madh i Yoon, arritëm të kuptojmë se ai është ende fëminor. Ne e bëjmë të qartë se nuk do të ulemi ballë për ballë me të”, Kim Yo Jong.

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa detare në det mëngjesin e së mërkurës, sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, në testin e parë të armëve të Phenianit që nga fillimi i muajit të kaluar.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë