Friday, April 19, 2024

Koreja e Veriut lëshon raketën balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë, thanë më 4 maj zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të Japonisë.

Ky njoftim vjen disa ditë pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, u zotua se do të forcojë arsenalin e tij bërthamor “në ritmin më të shpejtë të mundshëm” dhe kërcënoi se mund të përdorë armë bërthamore kundër rivalëve.

Ky është raundi i 14-të i lëshimeve të raketave gjatë këtij viti në Korenë e Veriut dhe po ashtu vjen gjashtë ditë pasi presidenti i ri i Koresë së Jugut të marrë mandatin pesëvjeçar.

Përmes një deklarate për media, ushtria jugkoreane tha se raketa u lëshua nga rajoni i kryeqytetit të Veriut dhe fluturoi për në ujërat e bregdetit lindor.

Në deklaratë u tha se ushtria jugkoreane po monitoron për armë të reja që Koreja e Veriut mund të testojë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë