Monday, December 11, 2023

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në veri të Kosovës, duhet normalizim i marrëdhënieve

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia deklaroi se nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në Kosovë dhe se duhet të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake, ka vetëm një zgjidhje politike. Ne, ushtria mund të krijojmë kushte sigurie për të mbajtur gjallë dialogun”, tha Ristuccia për “La Reppublica“.

Ai theksoi se ajo që ndodhi gjatë fundjavës nuk ishte një pikë kthese, por një evolucion i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Dua të jem optimist dhe të mendoj se ajo që ndodhi mund t’i bëjë palët të mendojnë më me mençuri. Nëse kjo nuk ndodh, KFOR-i do të duhet të përfshihet më shumë,” u shpreh Ristuccia.

Ristuccia shtoi se situata në veri të Kosovës aktualisht është më e qetë, por se ende është “thellësisht e paqëndrueshme”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë