Friday, April 19, 2024

Klubi anglez përgatit ofertën e çmendur për Haland

Mançester Junajtid është gati të thyejë rekordet e merkatos post-COVID për të siguruar një nga emrat më të rëndësishëm në futbollin europian në këto momente: Erling Haland. Norvegjezi është dëshira e shumë klubeve të njohura por “djajtë e kuq” kanë fuqinë ekonomike që të përballojnë investime shumë të rëndësishme.

Sipas “Bild”, trajneri i ri Ralf Rangnik i ka hapur ditën e gjelbër nisjes së negociatave për sulmuesin norvegjez, të cilin e ka parë nga afër në Bundesligë në vitet e fundit. Dhe investimi për të do të jetë i pabesueshëm në kushtet aktuale të ekonomisë së futbollit, me një paketë “fillestare” prej 200 milionë eurosh që do të shpenzohen për të siguruar lojtarin.

Përllogaritet që në arkat e Borusia Dortmund të shkojnë rreth 110 milionë euro për transferimin e lojtarit ndërsa komisionet për Mino Raiolën dhe për babain e Haland i cili është gjithashtu ndërmjetës për futbollistin, do të jenë të jashtëzakonshme. Në total, parashikohet që si komisione të shpenzohen rreth 60 milionë euro.

Ndërkohë, rroga e lojtarit do të jetë mes 25-30 milionë euro në sezon, duke e bërë ndër më të paguarit në botë. Një “paketë” që arrin 200 milionë euro që në vitin e parë, por që sipas drejtuesve të klubit anglez, do t’u garantojë një lojtar i cili mund të bëhet numri 1 në botë për një kohë shumë të shkurtër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë