Friday, April 19, 2024

Kina realizon stërvitje ushtarake teksa delegacioni amerikan viziton Tajvanin

Kina ka zhvilluar stërvitje ushtarake rreth Tajvanit të premten, teksa një delegacion i Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi ishullin.

Kjo vizitë shihet si një provokim dhe përpjekje për të ngritur tensionet, sipas autoriteteve kineze, shkruan Reuters.

Ushtria e Kinës dërgoi bombardues dhe avionë luftarakë në detin e Kinës Lindore dhe zonës përreth Tajvanit, deklaroi Komanda e Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Përmes një deklarate, Ministria e Mbrojtjes në Kinë tha se vizita e delegacionit amerikan ishte provokim dhe kjo kishte çuar në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në ngushticën e Tajvanit.

Kina e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie formale me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i rëndësishëm ndërkombëtar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë