Friday, April 19, 2024

Kina lëshon raketa afër Tajvanit pas vizitës së Pelosit

Kina ka lëshuar raketa afër Tajvanit si pjesë e stërvitjeve të mëdha ushtarake pas një vizite të politikanes së lartë amerikane, Nancy Pelosi ditën e djeshme në ishull.

Tajvani tha se Kina lëshoi ​​11 raketa balistike në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të saj, shkruan BBC.

Ndërsa, Japonia deklaroi se pesë raketa kineze u ulën gjithashtu në ujërat e saj, duke bërë thirrje për një “ndalim të menjëhershëm” të stërvitjeve.

Kina e pa vizitën e kryetares së dhomës së SHBA, Pelosi, si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.

Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të vihet nën kontrollin e saj, me forcë nëse është e nevojshme.

Më 23 maj, presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Perëndimit që të ketë një pozicion të fortë kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe të pengojë Kinën që të marrë me forcë Tajvanin. Ai përsëriti qëndrimin se SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin në rast të një pushtimi kinez.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë