No menu items!

‘Kemi anuluar grantin prej 28 mln eurosh’, BE reagon për Portin e Durrësit

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me projektin për Portin e ri turistik të Durrësit.

Përmes një reagimi, BE-ja ka deklaruar se si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, ka anuluar grantin prej 28 milionë eurosh që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë duke u zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.

BE-ja thotë se do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në, sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit.
Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.

Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA