Thursday, April 18, 2024

Kartëmonedhat euro rimodelohen për herë të parë në dy dekada

20 vite pas hedhjes në treg, Banka qendrore europiane parashikon të ndryshojë pamjen e kartëmonedhave me bashkëpunimin e qytetarëve europianë. Dy dekada më parë 11 nga 15 vende anëtare të Bashkimit Europian, në atë kohë  pranuan të përdorin euron, shkruan The Guardian.

Aktualisht euro është valuta zyrtare e rreth 340 milion personave në 19 vende të Bashkimit Europian.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në 2024-ën. Presidentja e Bankës qendrore europiane Kristin Lagard u shpreh se pas 20 vitesh është momenti për përditësimin e kartëmonedhave në mënyrë që europianët e të gjitha moshave dhe origjinave të mund të identifikohen me ato.

Karakteristikat e sigurisë anti-falsifikim janë rishikuar në 2019-ën dhe tashmë është momenti që të ndryshohet dhe pamja. Studimi i fundit për zakonet e konsumatorëve në zonën euro ka treguar se kartëmonedha ka mbetur mënyra më popullore për të kryer pagesat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë