Friday, March 29, 2024

Kapen me kanabis dhe granatë, arrestohen tre persona në Tiranë

Tre persona janë në vënë në pranga, në kuadër të operacionit policor të koduar “Compensation”, i nisur që në vitin 2021.

Blutë e kryeqytetit arrestuan shtetasit M. H., 23 vjeç, I. A., 27 vjeç, të cilëve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi D. A., 25 vjeç, në shtëpinë e të cilit policia ka gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.

Deri më tani, ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë