Friday, April 19, 2024

Kaos në stacionet e autobusëve/ Rritja e çmimit të naftës redukton mjetet urbane

Rritja çdo ditë e çmimit të naftës ka futur në kos edhe sistemin e transportit publik. Përveç paralajmërimit të rritjes së çmimit të biletës nga urbanët në Tiranë, kompanitë që menaxhojnë linjat ditët e fundit kanë reduktuar numrin e mjeteve.

Për këtë arsye dy ditët e fundit ka qenë në kaos transporti publik. Nëpër stacionët e autobusëve numri i njerëzve të mbledhur ka qenë jashtëzakonisht i madh. Numri i ulët i autobusëve ka bërë që të krijohet radhë e madhe njerëzish, ndërkohë që kjo ka bërë që dhe urbanët të shkojnë me shumë vonesë në stacione.

Nga ana tjetër çmimi i karburantit shtrenjtohet nga dita në ditë. Teksa dje shkoi në 260 lekë për litër nafta, sot në disa pika karburanti ka shkuar në 290 lekë për litër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë