Friday, April 19, 2024

Juventus në hetim për mashtrim, 282 milionë euro fitime kapitale


Në hetimin e prokurorit të Torinos dhe “Guardia di Finanza” për llogaritë e Juventusit del edhe emri i Cristiano Ronaldos. Në fakt, ka hetime edhe për marrëdhëniet ekonomike mes klubit bardhezi e kampionit portugez. Do të kalohen në sitë kontrata dhe pagat e prapambetura të CR7.

Në bazë të hetimeve të deritanishme kanë rezultuar 282 milionë euro fitime kapitale në tri vite, të karakterizuara nga vlera të rritura me mashtrim.

Juventusi është krahasuar me një “makinë të përmbytur” për shkak të investimeve të tepërta dhe operacioneve të tjera të pasakta, duke përfshirë pagat e mëdha.

Dhe skenari që po hartojnë hetuesit e prokurorisë së Torinos i ka bashkuar dje hetimit “Guardia di Finanza”, e cila ka nisur kontrollin e ambienteve të klubit. Gjatë hetimeve janë kryer përgjime telefonike. Midis të dyshuarve, presidenti Andrea Agnelli, zv.presidenti Pavel Nedved, ish-kreu i zonës sportive Fabio Paratici (sot te Tottenham) dhe tre persona të tjerë në sektorin tregtar: Stefano Cerrato, Stefano Bertola dhe Marco Re.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë