Thursday, April 18, 2024

Johnson nën presion pas humbjes katastrofike të konservatorëve në dy rajone

Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson pësoi një disfatë të thellë në zgjedhjet e brendshme të parakohshme, të zhvilluara në dy rajone, Tiverton & Honiton dhe Wakefield.

Pas kësaj humbjeje, janë shtuar dyshimet për të ardhmen e Johnson në krye të qeverisë britanike, shkruan Reuters.

Disfata, sidomos në rajonin e Tiverton, një bastion i konservatorëve, tregon se koalicioni qeverisës mund të kriset.

“Është absolutisht e vërtetë që kemi pasur disa rezultate të vështira të zgjedhjeve të brendshme. Unë mendoj se si qeveri duhet të dëgjoj se çfarë thonë njerëzit,”  tha Johnson pas rezultateve.

Pak ditë më parë, Johnson i mbijetoi mocionit të mosbesimit, pas votimit të deputetëve të Partisë Konservatore.

211 anëtarë të partisë (58.8%) votuan pro qëndrimit të 57-vjeçarit në krye të qeverisë, përkundrejt 148 që votuan kundër.

Ai është vënë në qendër të vëmendjes prej disa muajsh, pasi u konstatua se kishte marrë pjesë në disa festa në kohën kur vendi ishte nën izolim për shkak të pandemisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë