Thursday, April 25, 2024

Jemi në luftë… Fillimisht të therim lopët

Nga: Mentor Kikia

Kjo është një copëz interviste nga një fermer që mban lopë, marrë nga revista Monitor(04.03.2022).

“Këtë vit kam qenë i detyruar të ul krerët e lopëve, pasi kostoja e bazës ushqimore është shtrenjtuar. Çmimi i topave të barit, nga 400 lekë është 800 deri në 900 lekë. Çmimi i himeve është rritur nga 500 lekë/25 kg në 800 lekë/25 kg. Çmimi i plehut nga 4,000 lekë/kv, është 11,000 lekë/kv. Deri tani më ka ndihmuar kultivimi i asaj pak tokë që zotëroj, por nëse do të vijojë rritja e çmimeve e shoh të pamundur të mbaj 8 krerë lopë. Janë dhjetëra fermerë të vegjël në fshatin tonë që nuk mbajnë më bagëti, pasi me rritjen e kostove nuk është e leverdishme. Fermerët të cilët kanë braktisur tokën dhe nuk po mbajnë më bagëti, për të mbajtur familjen po punojnë në fabrikat e prodhimit të këpucëve dhe veshjeve”.

Ndërsa kryetari i shoqatës për mbrojtjen e prodhuesve, Ervin Resuli, më dergon këtë listë çmimesh për ushqimin e bagëtive(06.03.2022).

1kg Bërsi Soje—————->1300lek/kg

1kg Misër kokërr ————>500lek/kg

1kg Elb————————–> 550lek/kg

1kg Jonxhë e thatë———–>500lek/kg

1kg Bar i thatë——————>300lek/kg

1kg Sillazh Misri————–>150 lek/kg

1kg Sillazh Pranveror——->100lek/kg

Ndërkohë…. 

Nafta———————–>235-240-250-260…lek/litër

Në foto(dërguar nga Ervin Resuli): Një fermer ther lopën në pamundësi për ta mbajtur.

Qeveria lajmëroi thellimin e krizës së çmimeve, sepse jemi indirekt në luftë. Por, edhe në luftë vendi qeveriset, apo jo?

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë