Thursday, April 18, 2024

‘Jemi armiq’, Berisha i drejtohet Ramës nga protesta para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ai dhe kryeministri Edi Rama janë armiq me njëri-tjetrin.

Gjatë fjalës së tij në protestën para godinës së Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama e do pushetin për të varfëruar shqiptarët.

Berisha theksoi ndryshe nga Rama, ai ka ideal lirinë për t’i kthyer dinjitietin qytetarëve.

“Edi Rama, ne të dy sot jemi armiq. Po pse jemi armiq? E rëndë, e hidhur të them këtë fjalë, por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr sepse ti Edi Rama, ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin, kursë unë me këto burra e gra kemi ideal vetëm lirinë.

Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti, pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët dhe për t’i kthyer dinjtitetin”, theksoi kryedemokrati.

Protesta ka moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”. Dyert e godinës së Kryeministrisë dhe të Kuvendit janë blinduar.

Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë