Friday, April 19, 2024

Janë bërë përpjekje për të fshirë kamerat që regjistruan vrasjen e 7-vjeçares, thotë Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se janë bërë përpjekje nga autoritetet, për të fshirë regjistrimet e kamerave për vrasjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.

Në një deklaratë nga seliu blu, Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Ramëa të shkarkojë dy ministrat Bledi Çuçin dhe Mirela Kumbaron si përgjegjës për këtë tragjedi.

“Janë bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Autori tentoi të largohej por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona kriminelë njëlloj si Arjan Tase menëjherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato, por ngjarja ka dëshmitarë.

I kërkoj Ramës të shkarkojë dy ministrat për tragjedinë që ka ndodhur në plazhin e Potamit. Rama nuk mund ta kapërcejë me haluçinacione, vampirë mediatikë e politikë. Edi Rama me mbrojtjen që i bën krimit meriton një revoltë të madhe popullore”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë