Friday, October 11, 2024

Izraeli sulmon Bejrutin qendror, rrafshohet ndërtesa e banimit

Sulmi i parë ajror në Bejrutin qendror në pothuajse një vit konflikt ka rrafshuar një ndërtesë banimi mëngjesin e 30 shtatorit. Ky sulm erdhi pasi Izraeli sulmoi caqe në mbarë Libanin, duke vrarë dhjetëra persona, teksa Hezbollahu – grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – ka marrë goditje të mëdha në strukturën e tij komanduese, përfshirë vrasjen e liderit të grupit, Hassan Nasrallah.

Sulmi ajror goditi një ndërtesë shumëkatëshe banimi, sipas Associated Press. Videot e publikuara shfaqën autoambulanca dhe turma të mbledhura pranë ndërtesës, që gjendet në një qark të banuar me shumicë sunite në një prej rrugëve të frekuentuara.

Një fraksion i majtë palestinez në Liban tha se tre anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës tha përmes një deklarate se komandantët e tij ushtarakë dhe të sigurisë në Liban dhe një anëtar tjetër u vranë gjatë sulmit.

Ky grup nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hezbollahut.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë