Saturday, April 20, 2024

Ivan Perisiç nënshkruan kontratë 2-vjeçare me Totenhemin

Ivan Perisiç është lojtari më i ri i Totenhem. Futbollisti kroat ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ekipin londinez.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur sportiv për transferimet e futbollistëve, Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetet sociale.

33-vjeçarit i përfundoi kontrata me Interin në fund të sezonit dhe u transferua si agjent i lirë në kampionatin anglez.

Perisiç bashkohet sërish me ish-trajnerin e tij, Antonio Konte, i cili arriti një tjetër transferim me skuadrën nga Londra.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë