Thursday, April 25, 2024

Ish-zëvëndës trajneri i Dinamos dënohet me tre vite burg

Një histori e vjetër, pothuajse dhjetëvjeçare do t’i kushtojë rëndë Fabricio Mikolit. Ish-sulmuesi i Palermos, Juventusit dhe Peruxhaa, që ka veshur edhe fanelën e Kombëtares italiane, u dënua në mënyrë të prerë nga Gjykata e Italiane e Apelit me 3 vjet dhe 6 muaj heqje lirie me akuzën e përfshirjes në veprime kriminale të tipit mafioz.

Sipas Prokurorisë, Mikoli, atëherë ende në aktivitet, në tentativë për të marrë një borxh prej 12 mijë eurosh që i kishte dhënë një pronari diskoteke, iu drejtua një mikut të tij, siç ai e cilëson, por që rezulton të jetë Mauro Lauricela, djali i bosit mafioz Antonino, një nga figurat e spikatura të Cosa Nostra në Sicili.

Mikoli ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni për identitetin e vërtetë të Lauricela, i cili për zhvatjen ndaj pronarit të diskotekës ishte dënuar më parë me 7 vite burg.

Ish-futbollisti që erdhi edhe në Shqipëri për një periudhë, ku mori statusin e zëvendëstrajnerit të Dinamos nën drejtimin e shkurtër të Françesko Moriero, edhe pse do të kërkojë një ndryshim të masës, me siguri do të kalojë një periudhë në qeli.

Nuk është hera e parë që ai përfshihet në skandale që kanë të bëjnë me miqësitë e tij të dyshimta me eksponentë mafiozë. Vite më parë, një telefonatë e përgjuar tregonte sesi ai tallej me disa prej tyre për vdekjen e gjykatësit Xhovani Falkone nga Cosa Nostra.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë