Thursday, March 28, 2024

“I dhanë Dortmund-Bayern një arbitri që ka trukuar ndeshje”/ Ylli verdhezi rrezikon skualifikim

Gjithnjë e më shumë diskutime të ashpra. Deri në atë pikë sa mund të ndërhyje drejtësia e zakonshme. Bënë zhurmë deklaratat e Jude Bellingham, i cili në fund të ndeshjes që Borussia Dortmundi i tij humbi kundër Bayernit, drejtoi gishtin drejt gjyqtarit Felix Zwayer, fajtor sipas tij se kishte dhënë një penallti bujare (ajo e fitores 3-2 nga Bayern) për ekipin e Nagelsmann.

Bavarezët shkuan kështu në +4 në renditje dhe udheheqin kampionatin. “Për mua nuk është penallti – shpjegoi Bellingham –. Ka edhe vendime të tjera të marra gjatë lojës që mund të diskutohen. Por nga ana tjetër, çfarë prisni nëse ndeshjen më të rëndësishme të Bundesligës ia caktoni një arbitri që ka manipuluar tashmë disa ndeshje në të kaluarën?”.

Referenca është për faktin se Zwayer, në vitin 2005, u pezullua për 6 muaj pasi pranoi 300 eurp për të favorizuar Wuppertaler SV në një ndeshje kundër ekipit të dytë të Werder Bremen. Por Bellingham nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar për pretendimet.

Zemërimi i trajnerit të Borussia Dortmund, Marco Rose për vendimet e arbitrit që kushtëzuan ndeshjen ndaj Bayern Munichut ishte gjithashtu i madh: “Janë dy episode që janë të qarta, është e pakuptueshme që arbitri i ka marrë këto vendime dhe që nga Këlni, selia e arbitrave, i kanë konfirmuar”.

SITUATA- Të hënën në mëngjes një zëdhënës i policisë gjermane konfirmoi për Sky Deutschland se është bërë një ankesë kundër mesfushorit anglez. Kjo tani do t’i përcillet prokurorit publik të Dortmundit për të kontrolluar nëse anglezi mund të ndiqet penalisht pas deklaratave të tij për arbitrin. Lajmet në këtë drejtim duhet të vijnë mes të mërkurës dhe të enjtes.

Megjithatë, kjo mund të aktivizohet vetëm nëse vetë Zwayer denoncon Bellingham. Nga ana tjetër, hetimet nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) janë tashmë më konkrete.

“Komiteti i monitorimit do të shqyrtojë deklaratën e lojtarit të Dortmundit, Jude Bellingham dhe do të vlerësojë lidhjen e tij me ligjin penal sportiv,” tha kryetari i komitetit mbikëqyrës Anton Nachreiner. Dhe kështu Bellingham me një goditje e gjen veten nën hetim dy herë: nga drejtësia sportive dhe nga drejtësia e zakonshme. Dhe diskutimet janë gjithnjë e më të ashpra.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë