Friday, March 29, 2024

Hyri nga Greqia, Guardia di Finanza dhe Frontex në ndjekje të gomones në Vlorë

Guardia di Finanza është duke kryer një operacion në brigjet e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se operacioni po kryhet prej 60 minutash, në ndjekje të një mjet lundrues në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.

Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se mjeti lundrues vinte nga Greqia dhe mendohet se po shkonte në drejtim të Italisë, por është kthyer në brigjet shqiptare.

Operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti, teksa krahas Guardia di Finanzia-s janë njoftuar edhe avionët Frontex.

Policia e Shtetit është duke bërë kërkime në fshatin Delisuf që është në afërsi të grykëderdhjes së Vlorës.

Deri në këto momente nuk bëhet me dije se çfarë mund të ketë brenda gomones.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë