Friday, April 19, 2024

Hungaria kundër embargos së BE-së për importet e naftës dhe gazit rus

Hungaria edhe një herë në një deklaratë ka thënë se është kundër embargos të BE për importin e naftës dhe gazit rus.

“Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato”, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltán Kovács.

Më herët BE ka propozuar një ndalim faze të importeve të naftës ruse si pjesë e paketës së re të sanksioneve që po diskutohet këtë javë.

Disa diplomatë thanë se ndalimi i naftës u bë i mundur pas një kthese nga Gjermania, e cila kishte thënë se masa do t’i bënte shumë dëm ekonomisë së saj, raportoi AFP më herët.

Megjithatë, ndalimi do të kërkonte mbështetje unanime nga shtetet anëtare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë