Thursday, March 28, 2024

Humbja në zgjedhjet bashkiake, PD mbledh sot grupin parlamentar

Partia Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar ditën e sotme. Mbledhja pritet që të zhvillohet në orën 16:30 në seli.

Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 6 Marsit, ku PD-ja nuk ka fituar asnjë prej bashkive. Lulzim Basha në një prononcim më herët për mediat tha se procesi i 6 Marsit ishte “një anomali e një anomalie”.

Po ashtu ai foli për reflektim dhe reformim të thellë brenda PD-së, ndërsa në fund u shpreh se “kushdo që më kërkon të braktis në veçanti në këtë betejë detyrën time në këto 2 plane kryesore të betejave, që është t’i ofrojmë shqiptarëve rikthimin e besimit tek vota e lirë, tek demokracia, përmes një reforme të thellë të sistemit zgjedhor dhe përshpejtimin e reformimit të PD për t’u bërë partia e hapësirës së mendimit të lirë, e qytetarisë, e shpresave të shqiptarëve, do të zhgënjehet”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë