Thursday, April 18, 2024

Frrok Çupi: SHBA snuk arrestoi Sali Berishën, por duhet ta bëjë Shqipëria

Analisti Frrok Çupi ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha për deklaratat fyese që ka bërë kundrejt ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Në një shkrim Çupi kritikon ashpër Berishën duken thënë se sulmet e egra të tij ndaj ambasadores Kim, kanë për qëllim që të ushqejnë ‘korin’ anti- amerikan të terroristëve në botë.

Ai madje duke përdorur gjuhën e popullit thotë se i zoti i shtëpisë ‘duhet t’i lidhë qentë!’.

“Edhe në kohën kur Amerika nuk e arreston Sali Berishën, këtë duhet ta bëjë Shqipëria. Ky është një krim si gjithë sulmet e tjera mbi përfaqësitë amerikane në Nairobi, Teheran, Bengazi…, veçse të kryera akoma pa armë zjarri. Shqipëria është një aleate e afërt dhe e konfirmuar e Shteteve të Bashkuara; Tirana nuk duhet të lejojë dikë që të kryejë akte të kundërta që, sot për sot, mund të quhen ‘akte të terrorit të bardhë’ kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara” shkruan ai ndër të tjera.

Një pjesë nga shkrimi i Frrok Çupit:

Shtëpia e Bardhë sot reagoi ‘e tronditur’ nga sulmet e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin, kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. Zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tundi kambanën e fortë se (Kujdes!) Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Joe Biden, çka nënkupton se sulmet ndaj saj konsiderohen si sulme ndaj udhëheqësit amerikan.

Në sulmin e Berishës kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara janë rekrutuar qindra ‘zëra’, anonimë ose të paguar që të shajnë, të fyejnë, të godasin në imazh zonjën Kim, duke përdorur fjalorin e kriminelëve dhe të rrugaçëve. Por gjithnjë në ballë të kësaj turme hunjsh të ndezur me urrejtje dhe me poshtërim, ndodhet vetë Sali Berisha, ish president dhe ish- kryeministër i Shqipërisë.

Sulmet e egra dhe helmuese të Berishës dhe kompanisë së tij, kundër ambasadores Yuri Kim, kanë për qëllim që të ushqejnë ‘korin’ anti- amerikan të terroristëve në botë. Berisha po e projekton veten si një ‘Putin’, por vulgar, që bën luftë kundër Shteteve të Bashkuara.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria në mbrojtje të nderit dhe autoritetit të aleatit të vet strategjik, SHBA, në momentet kur Sali Berisha gjuan me gurë, me vulgaritet, me rrugaçëri dhe në një mundësi sa më të parë- me armë e me ushtrinë e tij- kundër Shteteve të Bashkuara? Shteti shqiptar duhet të bëhet garant i mbrojtjes prej sulmit të të tijve ndaj dinjitetit të mikut të madh, të garantit të stabilitetit dhe paqes në vend. Në traditën dhe kodet e popullit tonë përcaktohet në një gjuhë lakonike dhe të saktë se i zoti i shtëpisë ‘duhet t’i lidhë qentë!’.

Edhe në kohën kur Amerika nuk e arreston Sali Berishën, këtë duhet ta bëjë Shqipëria. Ky është një krim si gjithë sulmet e tjera mbi përfaqësitë amerikane në Nairobi, Teheran, Bengazi…, veçse të kryera akoma pa armë zjarri. Shqipëria është një aleate e afërt dhe e konfirmuar e Shteteve të Bashkuara; Tirana nuk duhet të lejojë dikë që të kryejë akte të kundërta që, sot për sot, mund të quhen ‘akte të terrorit të bardhë’ kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara. Deri më sot njihen mbi 730 sulme të kryera kundër ambasadave dhe konsullatave. Në shënjestër kanë qenë misionet e më shumë se 90 shteteve. Shtetet e Bashkuara pësuan një në çdo pesë sulme prej numrit të përgjithshëm. Rreth 20% e të gjitha sulmeve shkaktuan të paktën nga një viktimë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë