Tuesday, December 10, 2024

Frika për trazira e dhunë pas rezultatit të zgjedhjeve/ SHBA, rriten masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë

Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Capitol në 2021.

Teksa pritet me ankth rezultati i  kësaj gare historike presidenciale, Uashingtoni po përgatitet për më të keqen, sipas mediave amerikane.

Distrikti i Kolumbisë po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm të mbështetësve të Donald Trump, nëse ai humbet kundër Kamala Harris.

Masave të rrepta tashmë ekzistuese të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë i është shtuar një gardh metalik i zi prej më shumë se dy metra lartësi.

Autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar 2021.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë