Friday, April 19, 2024

Frankfurti “pushtoi” Barcelonën me tifozë, mbi 20 mijë gjermanë në “Camp Nou”

Barcelona pësoi një humbje dramatike ndaj Eintraht Frankurt në çerekfinalen e Ligës së Europës.

Spanjollët u mposhtën në stadiumin e tyre me rezultatin 2-3, teksa ndeshja e parë në Gjermani përfundoi në barazim 1-1.

Përveç humbjes, Barcelona u braktis edhe nga mbështetasit e saj, pasi në “Camp Nou” ishin të pranishëm mbi 20 mijë tifozë gjermanë në mbështetje të Frankfurtit, shkuan Sportskeeda.

Kjo shifër është shumë e lartë dhe shpeshherë dukej se ndeshja po luhej në Frankurt për shkak të atmosferës së jashtëzakonshme të krijuar nga gjermanët.

Frankfurti do të përballet në gjysmëfinale me anglezët e West Ham, ndërsa ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet ndërmjet Rangers dhe Leipzig.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë