Friday, March 29, 2024

Forcimi i lirës, Erdogan: Meritë e politikës ekonomike

Në një kohë kur lira turke po forcohet disi përballë valutës së huaj, presidenti Erdogan u shfaq optimist se kursi i këmbimit do të stabilizohet. Foli sërish për sulme nga fuqi të tjera që duan t’i prishin qetësinë Turqisë.

“Me politikën e ekonomisë së tregut të lirë kemi si qëllim që të mbajmë larg vendit tonë spekulantët. Kështu është vetë tregu që i vendos rregullat. Ka njerëz që sot u qesh fytyra pasi duan ta shembin Turqinë përmes kursit të këmbimit. Tani që valuta po forcohet, po shohim që rrinë kokëvarur. Ata që flasin për politikën tonë ekonomike dhe e kundërshtojnë, u ka marrë truri ujë ose e kanë dhënë trurin me qera”.

Erdogan u shpreh i sigurt se Turqia do të dalë më e fortë nga kjo situatë financiare.

“Nuk do të lejojmë që populli ynë të nënpërkëmbet nga normat e larta të interesit dhe inflacioni. Udhëheqja e AKP nuk punon sot për nesër. Na duhet pak kohë dhe tani jemi në ditët kur po bëjmë këto përpjekje. Kemi pengesa dhe kurthe por forca jonë dhe lidhja me Zotin është më e madhe”.

Erdogan siguroi qytetarët se do të merren të gjitha masat që ata të mos humbasin para nga luhatjet e kursit të këmbimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë