Friday, March 29, 2024

Fitore e vështirë ndaj Andorrës/ Shqipëria ruan vendin e tretë dhe mbyll me rekord kualifikueset e Botërorit 2022 (Video)

Shqipëria ka fituar minimalisht ndaj Andorrës, duke i mbyllur kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” në vendin e tretë.

Kuqezinjtë arritën të shënonin vetëm në minutën e 74, pas një 11-metërshi të fituar nga Uzuni dhe të shndërruar në gol nga Çekiçi.

Me këtë fitore, Kombëtarja mbyll grupin I në vendin e tretë, me 18 pikë, rekord ky për ekipin tonë.

Në ndeshjet e tjera të grupit tonë, Anglia shkatërroi 10-0 San Marinon, ndërsa Hungaria mposhti 2-1 Poloninë. Anglia e mbyll grupin në vendin e parë me 26 pikë, e ndjekur nga Polonia me 20, Shqipëria 18, Hungaria 17, Andorra 6 dhe San Marino 0.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë