Thursday, March 28, 2024

FIFA dhe UEFA pezullojnë Rusinë nga garat ndërkombëtare

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) dhe Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) kanë pezulluar klubet ruse dhe ekipet kombëtare ruse nga të gjitha garat.

Ky vendim vjen pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar që atletët rusë, ata bjellorusë dhe zyrtarët të mos marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Kjo nënkupton që ekipi i burrave nuk do të marrë pjesë në garat për Kupën e Botës muajin e ardhshëm dhe ekipi i grave nuk do të mund të luajë këtë verë në Kampionatin Evropian.

Këto dy institucione kanë marrë këtë vendim, pasi Rusia, e mbështetur nga Bjellorusia, ka nisur sulm kundër Ukrainës.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë