Home POLITIKE Fevziu: Basha nuk di të fitojë zgjedhje

Fevziu: Basha nuk di të fitojë zgjedhje

0
113

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk fiton dot zgjedhje.

I ftuar në studion e Klan News me gazetaren Mirela Milori, duke komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, Fevziu u shpreh “basti i madh” i Bashës ishin zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në të cilat e djathta humbi përballë Partisë Socialiste, e cila për herë të parë në Shqipëri fitoi 3 mandate rresht.

“Ka një gjë shumë të thjeshtë. Unë nuk kam surprizë në rezultatet e bashkive të tjera. Mendoj që një mundësi z.Berisha të fitojë Shkodrën por duhet parë sa do të jetë përqindja e atyre që do të marrë Basha sepse sa më e lartë të jetë kjo përqindje aq më shumë u rritet mundësia socialistëve që të fitojnë bashkinë.

Problemi është shumë i thjeshtë, ka një problem Partia Demokratike, jo opozita shqiptare. Lulzim Basha nuk fiton zgjedhje. Ishte basti i vetëm dhe beteja e vërtetë e Lulzim Bashës ishte beteja e 25 Prillit. Ai ishte lideri i një opozite të bashkuar ku kishte brenda z.Berisha si mbështetës të tij brenda partisë, LSI, të gjitha partitë e tjera aleate dhe me një koalicion të tillë ai nuk arriti të mundte Ramën, madje as ta kondiciononte Ramën. Rama fitoi mbi 70 mandate i vetëm.

Kështu që në këtë situatë dramatike do jetë opozita dhe çështja s’ka rëndësi shifrat, në qoftë se partia që ne e njohim si partia më e madhe e opozitës, që ka numrin më të madh të deputetëve, del forcë e tretë, çfarë duhet ky grup deputetësh atje? Ky grup deputetësh nuk ka më mbështetjen e bazës së Partisë Demokratike. Këta deputetë janë si degë të një peme të cilës i kanë prerë trungun dhe vazhdojnë të rrinë akoma në ajër për inerci. Pra ne do hyjmë në një periudhë dramatike të opozitës shqiptare, kur nëse grupi parlamentar mbetet i një pjese të madhe nga Basha nuk ka mbështetjen e votuesve të kësaj partie në bazë dhe Shqipëria do të ketë një opozitë akoma më të dobësuar. Kështu që, për çfarë nevojitet opozita e Shqipërisë? Nevojitet për një qeverisje më të mirë”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here