No menu items!

‘Faza e dytë e revolucionit’, Berisha: Jemi për të gjitha format e protestave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kjo forcë politike është për të gjitha format e protestave dhe për mosbindjen civile.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, pyetur nga Euronews Albania në lidhje me deklaratat e tij në kuvendin e FRPD-së, se tanimë “fillon faza e dytë e revolucionit” dhe se “jetën e japim, por votën nuk ta falim”, Berisha nënvizoi se kjo do të jetë motoja në vazhdim.

“Absolutisht, motoja do jetë ajo dhe vetëm ajo. Do bindim çdo shqiptar, se nëse nuk i dalin për zot votës së tyre, nuk kanë kurrë të ardhme, se nëse presin nga të tjerët t’u dalin zot votës së tyre, tallen, përqeshin veten e tyre. Le të kujtojmë pak 26 prillin, administrata e burrit që ka deklaratën më të shkëlqyer historike për votën e shqiptarëve, kaloi në një nga deklaratat më absurde në historinë e zgjedhjeve, të flasë për zgjedhje të përsosura pa u shqyrtuar edhe një ankesë. Këtë e bëri Mathew Palmer, këtë e bëri Yuri Kim.

Këto janë të shkuara, por ua them shqiptarëve që të mos kenë asnjë iluzion, nëse duan t’i dalin zot vetes dhe dinjitetit të tyre, duhet t’i dalin zot vetes së tyre, nuk duhet të presin nga askush. Kam besim të madh se një kalbësirë si kjo, nuk do mund të zgjasë. Do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar ditët dhe jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile. Mosbindja civile konsiderohet në të gjitha manualet e protestave manuale, si protestë e ligjshme”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA