Thursday, March 28, 2024

Facebook u ofron përdoruesve më shumë kontroll në përmbajtje

Rrjeti social Facebook, që është në pronësi të kompanisë Meta, tha se do t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e një kontrolli më të madh të përmbajtjes që ata shohin.

Rrjeti social ka qenë nën kritika të vazhdueshme për mënyrën sesi algoritmet e tij promovojnë përmbajtjen.

Tani, Facebook tha se po teston kontrollet për të “rregulluar përzgjedhjen” dhe për të personalizuar përmbajtjen.

Kjo përfshin, për shembull, rritjen e numrit të postimeve nga miqtë dhe të afërmit, dhe zvogëlimin e atyre nga grupet dhe faqet tjera.

Mundësitë e kontrollit që tashmë ekzistojnë, përmes ndryshimeve të reja, do të bëhet më të lehtë të qasshme, tha kompania, transmeton BBC.

“Ne do të fillojmë testimin në vende të botës për një përqindje të vogël njerëzish, duke u zgjeruar gradualisht në javët në vijim. Kjo është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll mbi burimin e lajmeve, në mënyrë që ata të shohin më shumë atë që duan dhe më pak atë që nuk duan”, tha Facebook.

Facebook është nën presion politik për t’i lejuar përdoruesit të shmangin sistemet e tij të renditjes së përmbajtjes.

Më parë Facebook-u ka njoftuar se do ta çaktivizojë sistemin e vet të njohjes së fytyrave dhe se do t’i fshijë gjurmët e fytyrave të më shumë se 1 miliard njerëzve, pas shqetësimeve në rritje rreth teknologjisë dhe keqpërdorimit të saj nga qeveritë, policia dhe të tjerët.

Kompania, gjithashtu, po përballet me mbase krizën e saj më të madhe të imazhit publik që nga themelimi, pasi dokumentet e publikuara nga sinjalizuesja Frances Haugen kanë treguar se udhëheqja e kompanisë ka qenë në dijeni për dëmet që shkaktojnë produktet e saj dhe ka bërë fare pak apo nuk ka bërë asgjë për t’i zbutur ato.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë