Friday, April 19, 2024

Euro humbet pikë ndërsa valutat e tjera forcohen ndjeshëm

Paundi britanik ka fituar pikë këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 143.5 lekë dhe shitet me 145 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës duke u blerë këtë të enjte me 107 lekë dhe duke u shitur me 107.7 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Monedha europiane ka pësuar një rënie të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë me 121.3 lekë dhe është shitur me 121.9 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është forcuar përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 114.8 lekë dhe shitet me 115.7 lekë krahasuar me dje./SCAN

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë