Thursday, March 28, 2024

‘Është 38 vjeç’, presidenti i Real Madrid kundër rikthimit të Ronaldos

Kristiano Ronaldo po kërkon një klub ku mund të transferohet dhe të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën Mançester Junajtid nuk mund t’ia ofrojë këtë këtë sezon.

Është aluduar se portugezi mund të ketë një rikthim të bujshëm në Madrid, por vetë presidenti Florentino Perez ka hedhur poshtë këto zëra.

Pas fitimit të Superkupës së Evropës ndaj Frankfurtit, një tifoz i ka thënë Perezit që të nënshkruajë me Ronaldon.

Numri një i madrilenëve u tregua i qartë në përgjigje duke evidentuar moshën e portugezit i cili së shpejti do të mbushë 38 vjeç, duke i mbyllur derën rikthimit të tij.

Karim Benzema, me golin e shënuar ndaj Frankfurtit, është bërë lojtari i dytë me më së shumti gola në historinë e Real Madridit, 324.

Aktualisht vetëm Kristiano Ronaldo ka më shumë gola se Benzema, 450.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë