Friday, October 11, 2024

Ervin Salianji vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës, dënimin do ta kryejë në burgun e Fierit

Deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku është pritur nga mbështetës të shumtë, të cilët e kanë përshëndetur para se ai të vetëdorëzohej.

Salianji ka zgjedhur që të mbajë një fjalë të shkurtër para mbështetësve të tij, të cilëve u ka thënë se në përballje me regjimin secili merr kostot e tij.

Në fund të fjalës së tij para se të vetëdorëzohej, Salianji u shpreh me bindje se do i çmontojnë banditët teksa ka shtuar se dita e demokratëve do të vijë.

“Në përballje me regjimin, secili merr kostot e tij. Unë e di se shumë prej miqve që janë mbledhur këtu në mënyrë rastësore apo shumë qytetarë dhe demokratë kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme që ju bën nëpërmjet institucioneve, vjedhjeve, tatimeve, policisë, nëpërmjet varfërisë që ka mbjellë kudo dhe nëpërmjet banditëve që ka mbjellë kudo. Ne do i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë