Friday, March 29, 2024

Erdogan i kërkon Putinit që të takohet me Zelenskin në Turqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin, i ka kërkuar këtij të fundit që të shikojë mundësinë e një takimi me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski në Turqi.

Propozimi i Erdogan vjen në kuadër të ndërmjetësimit të Turqisë për të vendosur paqen rajonale, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

“Unë jam i bindur fuqimisht se kriza mund të zgjidhet në tryezën e bisedimeve. I kujtova zotit të nderuar Putin se ne jemi gati të jemi një vend për bisedimet e tij me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski. Ne do të vazhdojmë dialogun me Rusinë, fqinjin tonë në Detin e Zi, në të gjithë sektorët të kontribuojë në paqen rajonale dhe globale”, theksoi presidenti turk.

Takimi i të premtes mes dy liderëve në Soçi të Rusisë, është i dyti brenda një muaji.

Ankaraja ka shprehur mbështetje për Ukrainën, por nuk ka ndërmarrë sanksione ndaj Moskës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë