Friday, October 11, 2024

Ekzekutohet me dy plumba në kokë shqiptari në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar është vrarë me dy plumba në kokë.

Vrasja ndodhi në qytetin e Pireut, në një parking ku punonte shqiptari në rrugën “Praxitelous”, shkruan Protothema.

Sipas informacioneve të para, shqiptari pati një konflikt me një 68-vjeçar grek. Ky i fundit, pasi shkoi në shtëpi dhe mori armën, u kthye përsëri në parking dhe e ekzekutoi shqiptarin me dy plumba në kokë.

Fillimisht, 68-vjeçari grek qëlloi me një plumb dhe u largua, e më pas u kthye dhe qëlloi përsëri në drejtim të shqiptarit.

Nga dëshmitë e para, thuhet se ata ishin debate të shpeshta me njëri-tjetrin.

Shqiptari u dërgua fillimisht në spitalin e Zaneio-s, kpor nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa autori grek është arrestuar nga policia.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë