Thursday, March 28, 2024

Ekzekutohet ish-efektivi në Laç, 1 vit më parë iu bë atentat të birit (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçin mëngjesin e sotëm, ku një 60-vjeçar i idetifikuar si Xhelal Reçi është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:23 në afërsi të një banke.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorve. Ka dyshime se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prej ditësh 61-vjeçarin, para se ta vrisnin.

Në ndihmë të policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së, dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pamje nga vendngjarja

Njoftimi i policisë

Rreth orës 07:23, në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kush ishte Xhelal Reçi

Viktima ishte një ish-polic qarkullimi, ndërsa tani merrej me tregti. Mësohet se ai kishte një dyqan në Laç, ku shiste veshmbathje. Ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi. Në gusht të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. Në fakt, tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Kjo edhe falë lëvizjeve të shpejta dhe instiktive të Reçit, i cili pasi pikas atentatorët, devijon me makinë në trotuar dhe i shpëton atyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë