Friday, March 29, 2024

Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës/ Autori në fillim e vrau, më pas u rikthye për ta varrosur

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet i varrosur me zhavorr në Malin me Gropa ditën e shtunë, më 6 nëntor.

Mësohet se Fredi Rrushi e ka telefonuar 3 herë para vrasjes, ndërsa Ruzhdi Hoxha nuk e ka hapur telefonin. Më pa, Fredi Rrushi ka shkuar për ta takuar.

Pas takimit, të dy kanë shkuar në Dajt ku dyshohet se edhe e ka ekzekutuar direkt në momentin e mbërritjes.

Burime per ”Konfidenciale.com”, bëjnë me dije se Rrushi është rikthyer rreth orës 17:30 për ta varrosur trupin, teksa kamerat e sigurisë ato të cilat e kanë filmuar duke shkuar në Dajt.

Pasi është kthyer nga Dajti, Fredi ka hedhur celularin e Ruzhdi Hoxhës, i cili ka qenë pa pin edhe është gjetur nga një taksist. Taksisti  e kishte shitur telefonin në një dyqan celularësh.

Dosja hetimore për dy vëllezërit, Fredi dhe Pajtim Rrushi pritet të dërgohet nesër në Gjykatë pasi do të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë