Thursday, March 28, 2024

E rëndë në Rusi/ 16 viktima nga shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e kimikateve (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku të paktën 16 punëtorë kanë humbur jetën, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë baruti dhe kimikatesh.

Fillimisht u raportua se shtatë persona humbën jetën, por numri i të vdekurve u rrit në gjashtëmbëdhjetë më vonë të premten në mëngjes. Një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Shpërthimi ndodhi në fshatin Lesnoy në rrethin Shilovsky, rreth 270 kilometra në juglindje të Moskës, shkruan Euronews.

Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan tymin që ngrihej mbi një ndërtesë pjesërisht të shpërthyer dhe mbeturinat e djegura. Sipas punonjësve të shpëtimit, fabrikae prekur nga zjarri është shkatërruar plotësisht.

Më shumë se 170 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin. Ministri në detyrë i Situatave të Emergjencave të Rusisë, Alexander Chuprian, ka vizituar gjithashtu vendin e ngjarjes.

“Nuk ka asnjë kërcënim për popullsinë” që ndodhet aty pranë, tha ministria në një deklaratë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë