Thursday, March 28, 2024

E rëndë në Britaninë e Madhe: Humb jetën deputeti, një 25-vjeçar e qëlloi me thikë brenda kishës

Deputeti konservator Sir David Amess është vrarë sot pasi është goditur disa herë me thikë. Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili hyri me vrap në kishën ku ndodhej deputeti dhe e qëlloi për vdekje.

69-vjeçarit iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes, pasi ishte e vështirë që të transportohej në spital. Mjekët tentuan për më shumë se një orë që ta mbanin në jetë, në dyshemenë e kishës, por nuk ia dolën. Policia konfimroi vdekjen e tij rreth orës 3 pasdite, me orën lokale.

Sir David është deputet veteran i Brexiteer, i cili ka votuar kundër martesave të homoseksualëve dhe abortit, Amess kishte qenë deputet që nga viti 1983 por kurrë nuk mbajti një post ministror gjatë 38 viteve të tij në parlament. Megjithatë bëri fushatë për çështje të ndryshme duke përfshirë të drejtat e kafshëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë