Thursday, April 25, 2024

E frikshme në Holandë, shembet tribuna teksa tifozët festonin në stadium

Tifozët e Vitesses i kanë shpëtuar fatkeqësisë ditën e sotme. Teksa po festonin pas ndeshjes me lojtarët e tyre fitoren ndaj NEC Nijmegenit 1:0 në transfertë të dielën gjatë ditës, është shembur një pjesë e tribunës.

“Për fat të mirë, nuk ka viktima. Kam parë gjëra të tjera por jo të kësaj natyre, kështu që isha i habitur dhe i shqetësuar. Nuk pret diçka të tillë”, ka thënë për ESPN-in, Ëilco van Schaik, menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Nijmegenit.

“Është mrekulli që nuk ndodhi asgjë. Kjo është gjë jo e mirë dhe meriton vëmendje. Nuk e di se si funksionojnë këto gjëra, por ka specialistë për këtë. Do ta hetojmë rastin menjëherë”, theksoi ai.

“Goffertstadium” ekziston prej vitit 1939, ndërsa sivjet është bërë inspektimi vjetor i stadiumit dhe gjithçka ishte në rregull.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë