Friday, March 29, 2024

E bujshme/ Shevçenko pritet të drejtojë skuadrën e Serisë A

Goli në fund i Biankit në barazimin 2-2 ndaj Empolit nuk i mjafton Davide Balardinit për të shpëtuar pankinën e tij te Xhenoa.

Pronarët e rinj të klubit nga Liguria “777 Partners”, kanë vendosur për të shkarkuar trajnerin dhe për ta zëvendësuar ku sipas asaj që raporton gazetari dhe eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio, në “pole position” pritet të jetë ish-sulmuesi i Milanit, Andrij Shevçenko, i freskët nga aventura 5-vjeçare si trajner i Ukrainës, ai është një zgjedhje e re dhe e guximshme e pronarit të ri të skuadrës kuqeblu, i cili do të përfitojë nga pauza e kombëtareve për të pasur dhe kohë ambjentimi me klubin e tij të ri.

Një zgjedhje e bujshme dhe befasuese dhe akordi duket shumë pranë me ukrainasin i cili pritet të mbërrijë në Itali në orët e ardhshme. Shevçenko debutimin e tij pritet ta bëjë më 21 nëntor në stadiumin “Luigi Ferraris” ndaj Romës së Zhoze Murinjos.

Kontaktet mes Xhenoas dhe Shevës kanë nisur prej disa kohësh dhe gjithashtu palët kanë synim për të arritur një marrëveshje me një kontratë 3-vjeçare ose një marrëveshje 2-vjeçare me një opsion për të tretin.

Një projekt afatgjatë për klubin dhe një mundësi e shkëlqyer për Shevçenkon, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të trajnuar në Itali pas katër vitesh te Dinamo Kiev dhe 5 vite me kombëtaren e Ukrainës, e cila e mbylli aventurën në EURO 2020 në çerekfinale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë