Thursday, March 28, 2024

Duma i vendos afat Bashës: Të dorëhiqet nga kreu i PD

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike , deputetja Grida Duma, është treguar sërish e prerë në qëndrimin e saj ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Duke folur për situatën e krijuar në PD pas zgjedhjeve të 6 Marsit, Duma ka përsëritur dorëheqjen e Bashës, e madje sipas saj ai ka afët deri nesër.

Grida Duma u shpreh se Partia Demokratike nuk duhet të zvogëlohet e të dalë forcë e tretë. Ata që i shkaktuan dëm, tha ajo, duhet të dorëhiqen.

“I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji se si mund të shpëtohet PD. Ndërtimi i një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë Partinë Demokratike të bashkuar drejt zgjedhjeve”, tha Grida Duma.

Këto deklarata, deputetja demokratike i bëri gjatë një takimi në Universitetin e Elbasanit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë