Friday, April 19, 2024

Dorëheqje nga PD? Basha thyen heshtjen

Kreu i PD Lulzim Basha, në një komunikim për mediat u pyet nga gazetarët nëse do të japë dorëheqje,. Basha tha se ai do të bëjë gjithçka që Partia Demokratike të mos shkatërrohet.

Basha theksoi se është i gatshëm dhe i hapur për të dialoguar me demokratët dhe votuesit.

Kryedemokrati ripërsëriti se kauza për të cilën sot ka nevojë opozita është forcimi dhe ringritja e PD dhe se kushdo që përpiqet t’i bëjë presion për ta larguar nga rruga e kësaj kauze nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron Partinë Demokratike.

“Do ta bëjmë me një dialog të hapur me njëri tjetrin dhe votuesit tanë që përfundimit ti japë një goditje përfundimtare kësaj keqqeverisje. Kemi një ditë tjetër rekord të çmimit të naftës. Garantoj shqiptarët se ne nuk do ta lëmë me votimin kundra të PS, nuk do ta lëmë thjesht me depozitimin e kallëzimeve në SPAK. Hetimin dhe vënien para përgjegjësisë jo të një apo dy personave dhe të rikthimit të këtyre parave të qytetarët shqiptarë. Ato janë para e shqiptarëve, dhe ajo maskaradë aty brenda nuk mund të fshehë. Një njeri ka vendosur ta trajtojë Shqipërinë si çiflig, Të bëhemi bashkë në këto beteja pavarësisht se kemi diferenca mendimi. Bëhet fjalë për vogëlushët shqiptarë”, tha ai, duke shtuar: Ne do depozitojmë një kallëzim të grupit të strukturuar kriminal në ditët e ardhshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë