Friday, April 19, 2024

Dokumenti/ Berisha del bllof, Gjykata e Parisit nuk e ka pranuar padinë ndaj Blinken

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk ka treguar të vërtetën. Gjatë “Foltores” së organizuar në Kavajë, Berisha deklaroi se Gjykata e Paristi kishte pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. 

Por, gazetari Albi Xhunga e nxori zbuluar ish-kreun e selisë blu në emisionin Zona Zero në Top News. Vetë gazetari kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit.

Sipas përgjigjes zyrtare të këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me regjistrim ose quajtur ndryshe protokollim të saj.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga.

Përgjigja zyrtare nga Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë