Friday, March 29, 2024

‘Do t’ju vrasim të gjithëve’, aleati i Putinit kërcënon gazetarin gjerman

Lideri i partisë pro-Putin “Rodina”, Aleksey Zhuravlyov ka reaguar ashpër dhe ka kërcënuar gazetarin e BILD, Björn Stritzel gjatë raportimit të tij për luftën në Ukrainë.

I ftuar në televizionin rus të mbështetur nga Kremlini, Zhuravlyov nuk e përmbajti veten në programin e lajmeve “60 minuta”, kur Stritzel hyri në lidhje direkte duke raportuar për luftën nga Ukraina.

“Nuk më intereson, dua t’i them këtij nazisti, do të vijmë të gjithë t’ju vrasim të gjithëve,” tha ai.

Video u postua në rrjetin social, Twitter nga gazetarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.

Rusia është përballur me akuza për krime lufte në muajt e fundit, duke përfshirë sulme të synuara ndaj gazetarëve dhe civilëve të tjerë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë