Thursday, March 28, 2024

Do i lejojë protestuesit të futen në Kryeministri? Përgjigjet Berisha

Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare në Tiranë, më 7 korrik ora 19:00.

Në një deklaratë për mediat këtë të premte nga selia blu, kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha u pyet nëse protestuesit do të futen në selinë e Kryeministrisë.

Berisha u shpreh se kemi të bëjmë me një front opozitar dhe vendimet merren në koalicion.

“Edi Rama është i vetmi kryeministër që ia mbath para se të fillojë protesta. Është e vërtetë, nuk ka ndenjur kurrë në Kryeministri. Kemi të bëjmë me një front, nuk jam unë. Unë jam vetëm një aktor në këtë front dhe vendimet merren nga fronti”, theksoi krydemokrati.

Berisha shtoi se pret kontributin e Ilir Metës dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim pas 24 korrikut, për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Partia Demokratike do të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike që besojne se qeveria është armiqesore ndaj shqiptarëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë