Friday, April 19, 2024

Dje askush nuk fitoi, demokracia është në ditët më të errëta

Nga: Mentor Kikia

Dje askush nuk fitoi, demokracia është në ditët më të errëta!

Pas zgjedhjeve të së djelës askush nuk ka pse të festojë. Pjesëmarrja e trishtë në votime ishte një dëshmi e rënies drastike të besimit të qytetarëve tek kasta aktuale politike. Edhe pse vendore, zgjedhjet ishin thellësisht politike. Ato ishin një tregues për mbështetjen e Ramës dhe një ftesë për të ndarë se cila është mazhorancë mes dy pjesëve të PD-së.

PS ruajti kuotat ku kishte qenë, dhe shumica e votave ishte “benefiti” elektoral që të jep pushteti.

Në kampin opozitar, dy pjesët e PD-së nuk kapën dot as numrin e votave që PD kishte marrë kur ishte e bashkuar.

Basha është i dërrmuar me këtë rezultat, ndërsa Berisha, edhe pse është dukshëm mbi Bashën, është shumë larg për të festuar.

PD nuk i ndau votat e saj në dy, por në tri pjesë. Basha shtoi një humbje më shumë, ndërsa Berisha mori votat e militanve të tij personalë dhe të atyre që refuzojnë Bashën. Elektoratit gri iu shtuan edhe shumë demokratë që refuzojnë Bashën, por nuk besojnë se Berisha do të jetë e ardhmja. Berisha do të rikthehet tani të kërkojë sërish selinë, por ai nuk do ta bëjë dot kurrë opozitën.

Me këto zgjedhje konfirmohet rënia zyrtare e opozitës dhe një stanjacion dramatik i politikës. Klasa politike do të duhet të riformatohet. Vendi ka nevojë për opozitë, por atë nuk mund ta bëjë Berisha. Shërbimi i fundit që ai i bëri demokracisë ishte të shkatërronte partinë që e kishte ngritur sipas modelit të tij, derisa modeli u ngrit dhe hëngri edhe atë vetë.

Tani ka vetëm një rrugë: Berisha dhe Basha të tërhqien dhe ta lënë PD-në në një proces riformimi përmes zgjedhjeve të vërteta. Në të kundërt, vendi do të bjerë në modelin e demokracisë Bjelloruse.

Në një vend pa opozitë nuk mund të presim as demokraci, as mirëqeverisje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë