Friday, April 19, 2024

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Vuçiç kërkon shpopullimin e Luginës së Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se Presidenti serb kërkon shpopullimin e Luginës së Preshevës dhe dëbimin e shqiptarëve.

Nga Shkodra, ku ishte me një delegacion nga Bujanoci për të vizituar një fabrikë duhani, Kamberi u shpreh se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me diskriminimin e shtetit serb.

Sipas tij, është i domosdoshmëm bashkëpunimi me Kosovën e Shqipërinë në mënyrë që të hartojnë program të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës në momentet më të vështira me regjimin totalitar të Millosheviçit.

Shaip Kamberi: ”Në asnjë rast Beogradi nuk ka dëshmuar vullnet politikë për të zbatuar tre marrëveshjet e firmosura me Beogradin me praninë e ndërkombëtarëve dhe sillet në pozita diskriminuese. Si mos njohja e diplomave të të rinjve shqiptarë, ata që mbarojnë shkollat e larta të Universitetin e Kosovës. Kjo është gjenerata e 13 që nuk u njihen diplomat. Mos integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, Mos integrimi në insituticione”.

Ndër të tjera, Kamberi akuzoi presidentin Vuçiç se po synon të bëjë lojë të dyfishtë, atë të paqebërësit në Ballkan por nga ana tjetër po punon për projektin e botës serbe.

Shaip Kamberi: “Ka dy standarde të Serbisë e Vuçiç. Vuçiç luan rolin e paqebërësit në Ballkan duke tentuar të lidhë marrëveshje bilaterale e trilaterale për të qenë lider Ballkanit në ndërtimin e paqes. Nga ana tjetër përmes eksponentëve të tij në Beograd, veçanërisht ministri i Policisë që është antishqiptar i dëshmuar, fashist nis projektin e botës serbe. Ajo flet për një botë ku nuk do të ketë vend për të tjerët, prandaj Bota Serbe e Ballkani i Hapur janë në kundërshtim me njëri tjetrin. Të mbyllësh kufijtë për pakicat, e të drejtat e komunteteve që jetojnë në Serbi, e  bashkëpunimit me shtetin amë dhe të kërkosh hapjen e kufijve për të gjithë serbët që jetojnë në rajon, janë aspirate territorial ndaj Kroacisë e Bosnje Hercegovinës. Po shihet roli i Millo Radonikut. Në Maqedoni, në Mal të Zi, në veriun e Kosovës Serbia po luan rolin e destabilizuesit të Ballkanit Perëndimor dhe rrezikshëm po cënon paqen”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë