Thursday, March 28, 2024

Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchetti, si i fitoi biznesmeni italian 110 milionë euro Shqipërisë

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 17 vite burg biznesmenin italian, Francesco Becchetti.

Becchetti, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar, u shpall fajtor për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Biznesmeni italian, ende në arrati, akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Po ashtu, drejtësia shqiptare ka dënuar me nga 8 vite burg të ëmën dhe bashkëshorten e biznesmenit, për pastrim të produkteve të veprës penale. Burgut nuk i ka shpëtuar as bashkëpunëtori i Becchettit, Mauro De Renzis, i cili u dënua me 16 vite. Ndërkaq, dy të pandehur janë dënuar me shërbim prove.

Vlen të theksohet se, gjykata ka dhënë masë ndëshkimi edhe ndaj shoqërive “Kalivaçi”, “ESL Green” dhe “Energy System”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë